Urtësi nga Abdullah ibn Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur me të

 

Kushdo që bënë mirë, duhet të dijë, se Allahu ishte Ai, që ia lejonte t’a kryej këtë, dhe kush është i mbrojtur nga e keqja, duhet të dijë, se Allahu ishte Ai, i cili e ka mbrojtur atë.

 
Në mesin e njerëzve janë disa, që marrin pjesë në Xhuma dhe aspak nuk i kushtojnë vëmendje, dhe e kujtojnë Allahun me gjuhët e jo me zemrat e tyre.

 
Kush e frenon zemërimin e tij, atë do t’a shpërblej Allahu, dhe kush falë, Allahu do t’a falë.

 
Fitimi më i keq është kamata, dhe lloji më i keq i ushqimit, është, gëlltitja e Pasurisë së jetimëve.

 
Çfarëdo që e kënaq shpirtin tënd, ajo është e mjafueshme për ty.

 
Vdekja më e ndershme, është vdekja e një shehidi.

 
Kush është arrogant, atë do t’a poshtëroj Allahu, dhe kush është i pabindur ndaj Allahut, ai do t’iu bindet shejtanit.

 
Derisa ti e falë namazin, troket në derën e Allahut dhe kushdo që troket në derën e Allahut, atij Allahu do t’ua hapë derën.

 
Pabesimtari mund të ketë një trup të fortë e të shëndoshë, por ai e ka zemrën më të sëmurë ndër njerëzit, kurse Besimtari e ka zemrën më të shëndoshë ndër njerëzit, por ndoshta trupin më të dobët. Pasha Allahun, nëse zemrat tuaja janë të sëmura dhe trupin e shëndoshë, do të ishit më të vogël në sytë e Allahut se një insekt.

 
Askush prej jush nuk duhet të jetë i dobët.
Ata thanë: Çfarë mendon me këtë „i dobët?“
Ai tha: Ai që thotë: Unë jam me njerëz; kur ata janë në rrugë të drejt, atëherë edhe unë jam në rrugë të drejt, dhe nëse devijojnë, atëherë edhe unë do të devijojë.
Duhët të bëjsh para pregaditje që të kapesh fort për islami, edhe nëse Njerëzit nuk besojnë.

 

Burimi: https://schams.wordpress.com/2009/01/15/weisheiten-von-ibn-mas%E2%80%99ud-ra/

 

Përktheu nga gjermanishtja: Umm-Sajfullah

Dieser Beitrag wurde unter Tregime nga Selefët veröffentlicht. Setze ein Lesezeichen auf den Permalink.

Hinterlasse einen Kommentar